Aktualitet Lajme Politikë

Rama: Dokumentet e PD për Valdrin Pjetrin u morën me ryshfet

Rikthimin në punë prej pushimeve, kryeministri Edi Rama e nisi nga Lezha, nga ku drejtoi një takim me drejtuesit e PS, për zonën e veriut.

Në një pjesë e gjatë e fjalës së kryeministrit lidhej me pastërtinë e figurës për të gjithë drejtuesit e bashkive, nënkryetarët, por edhe për të gjithë ata që kanë një rol drejtues.

Duke marrë si shembull rastin e Valdin Pjetrit kryeministri ka deklaruar:

”Kemi patur një problem me Shkodrën dhe kjo ka ardhur për arsye se komisioni i verifikimit të pastërtisë së figurës që ngritëm edhe këtë herë në parti, nuk mund të shkojë përtej kufijve që kanë shtetet në lëshimin e statusit penal për çdo individ. Italia për shembull e ka deri 10 vjet më parë, dokumentin e pastërtisë. Mirëpo në rastin e Valdrin Pjetrit kjo nuk ka mjaftuar siç e kemi parë”.

Të gjitha të dhënat përtej 10 viteve ka thënë kryeministri , janë të arkivuara dhe në to kanë akses vetëm autoritetet policore.

“Në rast se letrat që nxori PD janë autentike, ato janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janë fotografuar nga ekrani i kompjuterit duke dhënë ndonjë ryshfet. Ne s’mund ta bënim këtë dhe s’mund ta bëjmë, por duhet ta zgjidhim. Sepse s’mund të marrim asnjë kosto as ne as komuniteti, kur një vetëdeklarim rezulton i rremë, pasi kanë mbaruar zgjedhjet dhe krijohet boshllëk e zhgënjim”.

Top Channel ka mësuar se Kryeministri përballë kësaj situate propozon këtë zgjidhje.

“Do t’i propozoj parlamentit që kandidaten e partive për deputetë apo kryebashkiakë, të depozitohen më herët se sa afati i regjistrimit, në mënyrë që të ketë kohë për verifikim nga organet ligjzbatuese. Kush individ merr përsipër të gënjejë një parti e një shoqëri të tërë, të mbajë mbi kurriz të gjitha pasojat. Nuk është përgjegjësi e partisë politike kur del një mollë e kalbur. Por ama është përgjegjësi e partisë të reagojë duke e flakur mollën e kalbur. Por me këto dy ndryshime ligjore, jo vetëm gënjeshtari apo shkelësi, do flaket nga partia, po s’do lëre asnjë boshllëk nga pas”.

Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka theksuar se në Shkodër duhet të pastrohet niveli drejtues i drejtorive të shtetit dhe të zgjidhen sa me shumë gra në shërbimet publiket. Ka kërkuar po ashtu, vendosjen e një regjimi të ri në mbrojtjen dhe menaxhimin e vijës bregdetare, si edhe të, zonave malore me potencial turistik./TCH

Related posts

“Ralph thyen internetin” mbërrin në rrjetin e kinemave Imperial

Mila

Basha: Ja arsyeja pse shqiptarët janë të varfër

Klaudia gotanews

Skema e re e taksave, nisin “ethet” e TVSH-së për biznesin e vogël

Mila
Na Kontaktoni!