HomeSociale

Rama: Duhet ta shmangim me çdo kusht katastrofën

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për qytetarët ku thekson se ne duhet ta shmangin me çdo kusht dhe çmim katastrofën humanitare që po ndodh në Bergamo dhe në zonat e veriut të Italisë, ku sistemi ekselent shëndetësor ra në gjunjë, sepse nuku mbrojt nga muri i masave shtrënguese.


Me anë të një postimi në “Facebook” Rama ka publikuar fotot e trishta ku shfaqet karvani i kamionëve të ushtrisë duke transportuar viktimat e shkaktuara nga koronavirusi në Itali.

Përmes këtij posimi Rama synon të ndërgjegjësojë qytetarët shqiptarë, se pse duhet të zbatojnë masat e marra nga qeveria. Sipas tij nuk duhet të na ndodhë që ta mësojmë se çfarë nga gjen nëse nuk lufton sa s’është vonë.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME