HomeSociale

Rama e Balla në Cërrik/ Nuk do të liheni në harresë

Kryeministri  Edi Rama së bashku me Taulant Ballën ishin sot në fshatin Mollas të Cërrikut për të inspektuar punimet që po kryhen nga OSHEE në rrjetin elektrik, i cili sipas tyre do të garantojë furnizimin e qëndrueshëm me energji të shumë zonave që më parë ishin të harruar.

Rama tha se banorët e kësaj zone nuk do të lihen në harresë, por me investimin e kryer do të bëhet e mundur furnizimi me energji sipas parametrave.

‘Këtu erdhëm për të parë punën që po kryhet nga OSHEE.  Investimi i fundit është bërë kur është elektrifikuar vendi. U desh ajo reformë dhe u desh sakrifica e shumë familjeve që paguan detyrimet dhe pak nga pak po ndryshojmë rrugën e të ardhmes duke filluar të investojmë. Do të keni energjinë të pa ndërprerë  dhe sipas të gjithë parametrave. Kjo zonë është e rregullt në pagesat e energjisë. Më vjen shumë mirë që e realizuam këtë pjesë, sigurisht  ka edhe shumë punë të tjera për të bërë”, tha Rama.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla  shfrytëzoi rastin t’u kërkonte ndjesë banorëve të kësaj zone. Ai tha se ishte një gabim që besimin e bashkisë ia dhanë katër vite më parë një kryebashkiake, i cila vinte nga radhët e LSI-së duke shtuar se Cërriku u harrua jo vetëm nga ajo por edhe nga vetë Monika Kryemadhi.

“Ne nuk kemi ardhur për të bërë një takim, por për të inspektuar punimet që po kryen OSHEE-ja. Unë dua t’ua them se brenda 3 muajsh të punimeve do të këtë 24 orë drita dhe  220 volt do të marrë fund problemi , që disa nëna më kanë thënë se nuk  punon mirë lavarticja. Me 30 qershor do ta bëjmë këtë zonë model. Është një investim shumë i madh.  Unë ju kërkoj për gabimin që kryem katër vite më parë duke i besuar bashkinë një përfaqësuesit të Monikës, i cili ashtu si Monika e mori në qafë Cërrikun”, tha Balla.


TË NGJASHME