HomePolitikë

Rama e paditi, gjykata dënon për shpifje ish-deputeten Tabaku

Gjykata ka dënuar sot me gjobë ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Tabaku ishte paditur nga kryeministri Edi Rama për shpifje dhe ai kërkonte dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh dhe përgënjeshtrim të deklaratës.

Padia lidhej me një deklaratë të bërë nga ish-deputetja demokrate, për lojërat e fatit, që sipas saj ishin katërfishuar gjatë kohës së qeverisjes së Ramës.

Sipas vendimit të sotëm të gjykatës, Tabaku detyrohet ti paguajë Ramës si dëmshpërblim shumën prej 300 mijë lekësh.

“Detyrimin e pales se paditur, Jorida Tabaku, t’i paguaje paditesit Edi Rama si demshperblim per demin jopasuror te shkaktuar nepermjet deklarimit te saj ne faqen Facebook te dates 25.10.2918 shumen prej 300 mije leke”- thuhet ne vendim.

Krahas kësaj, Tabaku duhet të publikojë një përgënjeshtrim në faqen e saj në FB, në lidhje me deklaratën e asaj date, brenda një afati prej 7 ditësh nga dhënia e këtij vendimi.


TË NGJASHME