HomePolitikë

“Rama është në panik”, Basha-studentëve: Mos kini frikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka garantuar edhe njëherë sot studentët që vijojnë të protestojnë për të drejtat e tyre se nuk do të humbasin vitin akademik, siç deklaroi dy ditë më parë kryeministri Edi Rama, teksa iu bëri thirrje t’i riktheheshin auditoreve.

Përmes një postimiTwitter, Basha shkruan: “Opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë”.

Postimi i Bashes 

I kapur nga paniku Rama kërcënon #studentët me humbjen e vitit shkollor. Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt.


TË NGJASHME