HomeSociale

Rama falënderon Gjiknurin, mesazh kryebashkiakut të Himarës

Kreu i qeverisë, Edi Rama është ndalur sot në Himarë, në takimin përmbyllës të fushatës në këtë bashki, duke nënvizuar ndryshimet e mëdha që janë bërë në gjithë zonën, që sipas tij, dikur ishte Bathorja në buzë të mrekullisë së Jonit.

“Sot Himara nuk është ajo që duam, por është në transformim e sipër.  O e bëjmë ne, o nuk e bën askush tjetër, as Himarën, as Shqipërinë”- tha Rama.

Ai ka falënderuar publikisht ish-ministrin Damian Gjiknuri. “Falënderoj Damianin për faktin se në asnjë minutë nuk ka harruar detyrën si drejtues politik i qarkut pavarësisht se ka pasur mbingarkesa pune kur ka qenë ministër, apo mbrapa kur nuk është ministër i ka qëndruar mbi kokë Vlorës dhe punët flasin vete edhe falë këmbënguljes së tij që e meriton plotësisht  një falënderim”- tha ai.

Një mesazh ka dhënë edhe për kreun e bashkisë së Himarës. “I ka rënë taksirati që të jetë kryetar bashkie me Lelin dhe me atë vajzën në Sarandë në një zonë ku ne të dy me Damianin jemi shumë të vëmendshëm dhe nuk na shpëton asgjë. Gjergji do vazhdojë të hajë dynjanë me ne dhe bën mirë të reflektojë për gabime që nuk duhet të kishin ndodhur, por të gjithë bëjmë, unë, Damiani, qeveria, një gjë është e sigurt që as Gjergji, askush nga ne nuk gabon me synimin për të plaçkitur dhe përfituar në kurriz të njerëzve, nuk gabon si tradhtar i atyre që na kanë zgjedhur. Ky është dallim shumë i madh mes nesh dhe atyre që janë nisur për tu hedhur në greminë”- tha ai.


TË NGJASHME