HomePolitikë

Rama falenderon Metën: Në këtë luftë, po ndihmon si mundet dhe sa mundet

Qeveria veç planin financiar me 7 pika , vendosi që të përgjysmonte edhe rrogat e deputetëve dhe ministrave.

Ndërsa presidentit ia la në dorë të vendosë ai vetë nëse do e dhurojë pagën për këtë kauzë.

Gjatë paraqitjes së planit financiar për të përballuar situatën nga koronavirusi, kryeministri e falenderoi publikisht kreun e Shtetit, Ilir Meta.

” Doja të që heqim të gjithë gjithçka nga vetja. Nuk do të prekim hë për hë asnjë pagë tjetër përveç pagave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Kuvendit, të cilët deri në mbarimin e luftës do të marrin vetëm gjysmën e rrogës.

Nuk do të kemi asnjë keqkuptim duke përgjymsuar pagën e Presidentit të Republikës, të cilit haka e do që t’i bëj një falenderim publik, për faktin se qysh kur kemi hyrë në këtë luftë, po ndihmon si mundet dhe sa mundet. Apo pagat e drejtuesve të lartë të institucioneve të pavarura, të cilët në këtë fazë është në dorën e tyre ta bëjnë ose jo të njëjtën gjë.”


TË NGJASHME