HomePolitikë

Rama flet pas takimit në Bruksel

Në një deklaratë për mediat, Rama foli pas takimit informal në Bruksel, që u zhvillua mes liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Ai u shpreh se kishte një dakordësi sa i përket metodologjisë së re të zgjerimit.

Ajo që ka rëndësi është që ka një dekordësi për metodologjinë e re ka një përpjekje për të një proces të rilindur të zgjerimit përmes një ecurie të vendeve kandidate jo vetëm mbi bazën e deri sotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket mbështetjes financiare. Kemi rënë dakord për të dalë në disa konkluzione solide deri në samitin e Zagrebit”, tha Rama.

Ndërsa për të ardhmen e Shengenit Ballkanik, Kryeministri tha se beson se BE do ta mbështesë, por shtoi se “duhet të presim, pasi ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan”.

“Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal. Kemi diskutuar për atë që është konceptuar dhe formësuar pjesërisht nga procesi i Berlinit. Herët ose vonë BE do e mbështesë këtë vizion, pasi është një spunto që bie në parim me katër shtyllat e BE. Duhet durim pasi ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Europë. Bashkimi Europian, Komisioni Europian, këshilli Europian kanë halle të tjera edhe më të mëdhaja.

Gjithçka do të kthjellohet dhe besoj se jo vetëm që BE do ta vlerësojë, por që vendet do të vlerësohen edhe në bazë të qasjes apo dhe kapaciteteve për të jetësuar hapësirën europiane brenda Shengenit Rajonal”, u shpreh kryeministri.


TË NGJASHME