HomePolitikë

Rama flet për çeljen e negociatave

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një intervistë nga SHBA këtë mbrëmje, ka folur për vendimin e Bundestagut për çeljen e negociatave pas përmbushjes së 9 kushteve, duke u shprehur inkurajues, dhe duke falënderuar kancelaren Angela Merkel, si forca e thyerjes së barrierës gjermane.

Ai tha se sa u takon kushteve, ato janë normale, dhe se rruga drejt BE do të jetë e mbushur me kushte, dhe kjo është në të mirë të vendit.

“Së pari është qeveria gjermane që ka marrë nga shumica në Bundestag një dritë jeshile për të shkuar në Këshillin Europian me një “PO” për negociatat me Shqipërinë, çelja do të thotë një proces i gjatë përmbushjesh kushtesh, dhe kjo është normale.

Në rrugën tona pas çeljes së negociatave, ne do na duhet të përmbushim qindra kushte në çdo aspekt, dhe këto janë në të mirën tonë.

Sa u përket 9 kushteve të vendosura, janë kushte që i bëjnë mirë dhe i duhen vendit, nuk është në interesin drejtpërdrejtë të tyre.

Kjo është e mira e negociatave… nuk janë për ta marrë Shqipërinë dhe për ta çuar diku tjetër, por të ta bërë Shqipërinë europiane këtu ku është.

Unë jam shumë i inkurajuar për këtë vendim, dhe mirënjohës kancelares Merkel, e cila ishte forca për thyerjen e kësaj barriere në Bundestag.

Sikundër mirëkuptoj dhe ata që kanë votuar kundër, do t’ua mbushim dhe atyre mendjen hap pas hapi”, tha Rama ndër të tjera.


TË NGJASHME