HomeSociale

Rama flet për koronavirusin: Kërcënim serioz përbën …

Kryeministri Edi Rama në seancën plenare të ditës së sotme e ka nisur fjalën e tij me një apel për gjithë shqiptarët lidhur me koronavirusin.

Ndërsa konfirmoi se nuk ka asnjë rast zyrtar të konfirmuar me koronavirus në vend, kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit u kërkon qytetarëve të mos i referohen burimeve jo zyrtare lidhur me informimin ndaj këtij virusi, pasi sipas tij, përbën një kërcënim serioz në përpjekjen për të përballuar epideminë.

“Së pari dua të ritheksoj edhe njëherë domosdoshmërinë që qytetarët të mos i referohen burimeve jo zyrtare lidhur me koronavirusin dhe të mbrohen nga infodemia që si e nënvizon OBSH dhe e theksoj edhe unë, përbën një kërcënim serioz në përpjekjen për të përballuar epideminë. Të mos i referohen të dhënave false e klikimeve marramendëse në burime të infektuara, prej të cilave qytetarët duhet të ruhen e të mbrohen me vetëdijen se këto burime shkaktojnë alarme krejtësisht të pakëshillueshme në kushtet kur duhet përballuar epiodemia”- tha Rama.

Rama ka risjellë edhe njëherë në vëmendje këshillat që OBSh ka dhënë për maskat mbrojtëse.

“Kjo është shumë e rëndësishme për ta mbajtur mirë parasysh se nëse shohim efektet e infodemisë fjala vdekje, lajmet për të vdekurit janë më shumë se fjala shërim, por realiteti është krejt ndryshe nga cfarë mund të perceptohet nëse hyn në kanalet e informimit pa maskën e vetëdijes. Duke folur për maskat, thirrja që bën OBSH mos harxhoni lekë për maska, maskat nuk mbrojnë personat nga prekja, maskat janë  të dobishme për personelin, të prekurit dhe ata që u shërbejnë të prekurve, për të tjerët nuk kanë asnjë dobi dhe nuk mbrojnë nga asgjë, që histeria për tu maskuar që ka përfshirë botën është harxhim i parave dhe mbushje e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska”- tha ai.

Sipas tij, të dhënat e fundit zyrtare lidhur me vdekshmërinë e personave të prekurve nga koronavirusi ka rënë nga 3 në 2.3 %.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME