HomePolitikë

Rama flet për kundërshtarët e “Mini-Shengenit”

Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë konferencës për shtyp me liderët e Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnjës tek kundërshtarët e mini-Shengenit ballkanik, duke theksuar se Evropa është një klub interesash dhe se Ballkani nuk duhet të presë zgjidhjen e problemeve të saj por të krijojë lehtësira në lëvizjen brenda rajonit.

Rama tha se ky dokument nuk është kundër integrimit në Evropë, por rajoni integrohet brenda vetes për anëtarësimit në BE.

Edi Rama: Nuk ka lidhje me refuzimin e Bashkimit Evropian. Jemi dakordësuar në Nju Jork për të hapur këtë proces. Ne kemi dorëzuar në Samitin e Parisit, kancelares Merkel dhe gjithë të tjerëve këtë dokument dhe mbasi në nivelin e lartë politik u pëlqye e morën burokratët në Bruksel e shtrydhën dhe e kthyer në 780 pika. Çfarë lidhje ka në kuptimin e integrimit faktin që do heqim pengesat.

Do presim që të bëhen anëtar të BE-së fermerët që duan të çojnë mollët dhe domatet në Maqedoninë e Veriut. Çfarë faji kanë ata që duan të kalojnë kufirin dhe kontrollohen nga dy palë policë që ndonjëherë të dehin pasi kanë pirë kaq shumë alkool duke pritur integrimin në Bashkimin Evropian. Ku është e keqja për të gjithë ata që duan të punësohen, apo turistët që vijnë në bregdetin tonë me një hyrje jo me katër palë viza. Pse duhet të presim integrimin në BE që shqiptarët e Preshevës që diplomohen në Shqipëri të punojnë në vendin e tyre.

Lehtësoni qytetarët dhe bien kauzat false. Unë do ta kisha shumë lehtë të mos vija këtu dhe të sulmoja në Fb Serbinë. Dihet që kemi një ndasi të prerë me Presidentin e Serbisë, por nuk na pengon për atë se çfarë mund të bëjmë së bashku. Ne jemi lagjja më e varfër e Evropës dhe duam të integrohemi në lagjen e pasur. Ato kanë interesat e veta. Është një klub interesash. Ne duhet të vazhdojmë të ngremë mure dhe t’i vëmë mina njëri-tjetrin. Çfarë do presim? Do integrohen personalisht. Do marrin rrugën dhe do shkojnë atje. E vetmja e re këtu është që nuk na ka mbledhur Johannes Hahn.

Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të bëhet publik ligji special kundër grupeve kriminale dhe prokurorëve dhe gjyqtarëve atë grupit siç e quan “Kap ça të kapësh”.

Nga Ohri ku po jep një konferencë me gazetarë shqiptarë, Rama tha se për ligjin është krijuar një grup i gjerë pune.

Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. Kemi punuar me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë dhe kemi grupuar shumë eksperienca botërore dhe kam vendosmërinë të hyjmë në një luftë të pa njohur më parë kundër krimit të organizuar dhe të marrim masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të grupit KÇK”, theksoi ai.

I pyetur se pse nuk arriti të bindte liderët kosovarë për të marrë pjesë në takimin e Ohrit për lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor, Rama tha se nuk mund të luante rolin e “madhit”.

“Shengeni ballkanik është refuzuar nga dy faktorë, BE dhe Serbia pasi e ka parë si kërcënim. Sot kur Serbia lëshon në këtë drejtim se e sheh si interes ne i kundërvihemi, pse? Është hapur kufiri? Jo! Sot që me ngulm të madh nga ana ime është krijuar kjo mundësi. Unë i kam bërë shpjegimet e mia. Mos harroni se është një moment në Kosovë që po ndodh një tranzicion i qeverisë. Kam dëgjuar Albin Kurtin që thotë se Kosova është mirë të marrë pjesë në tryeza. Por, unë nuk mund të bëj më të “madhin” dhe t’i bind. Janë ata vetë që vendosin”, shtoi ai.


TË NGJASHME