HomeSociale

Rama flet për masat ndaj koronavirusit: Shmangni çdo dalje që nuk është jetike

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për ‘News24’ ka folur për masat e marra në kuadër për hapjes së koronavirusit.

Rama ia ngarkon barrën e përgjegjësisë popullit që sipas tij duhet të zbatojë masat që ta bëjë avancimin e virusit sa më të ngadaltë.

Çdo sistem shëndetësor në botë, dhe ato më të kuotuarat, italian, gjerman, francez, janë të sfiduara rëndë. Askush nuk ka sigurinë se mund t’ia dalë duke e vendosur sëmundjen përballë vetëm me sistemin. Ndaj të gjithë mes virusit dhe vijës së parë të mbrojtjes kanë vendosur popullin. Është populli që duhet të garantojë që përmes masave dhe zbatimit të tyre ta bëjë avancimin e virusit shumë më të ngadaltë. Pritshmërinë sa më të ulët që t’i japë mundësi sistemit të kurojë ata që janë më në nevojë. kjo është arsyeja që merren masat. Virusi do hapet kudo dhe do bëjë të vetën por ajo që është e rëndësishme përhapja e virusit me shpejtësi apo me ngadalë. Përhapja me shpejtësi…Nëse ne marrim masa, numri i këtyre njerëzve është më i vogël dhe i shtrirë në kohë.

Ai deklaroi se disa aktivitete në vendin tonë duhet të qëndrojnë hapur, pasi kjo do të rrezikonte ekonominë e vendit.

“As një vend, as Kina, nuk këput të gjithë zinxhirin ekonomi të vendit, por ato hallka, që sapo të rëndësishme, dhe sado e dhimbshme të jetë, nuk vënë në pikëpyetje ditën e nesërme. Nëse do të këpusnim zinxhirin e vendit totalisht, vërtete do ishim më të izoluar, por do ishim duke hapur atë gropë që thash dhe duke i bluar të gjithë së bashku kockat Shqipërisë, ku ka jetë pas luftës. E cila duhet të rifillojë me sa më pak plagë dhe jetë të humbura. Pa u gjendur në një shteg qorr, ku do të detyrohemi të hamë njëri tjetrin.”, tha Rama.

Rama sqaroi publikisht rritjen e mumrit të testimeve për të zbuluar prekjen nga koronavirusi.

“80% e atyre që do preken nga ky virus nuk do të ndjejnë asgjë dhe nuk do ta kuptojnë kurrë që u prekën, ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv iu thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi”,- sqaroi Rama.

Kryeministri ka folur për masat që qeveria ka marrë në këto ditë të vështira.

Së pari është shumë e rëndësishme që të mos e harrojmë që virusi nuk përhapet nga ajri në kuptimin e mungesës së kontakteve por përhapet nga kontaktet. Dhe për këtë arsye edhe ekspertët iu këshillojnë qeverive që të bëjnë sa më shumë për t’iu shpjeguar njerëzve që nëse dalim më këmbë nuk jemi domosdoshmërisht më këmbë po qe se nuk ruajmë distancat dhe nuk jemi të vëmendshëm gjatë gjithë kohës që të mos prekim fytyrën me duar. Sigurisht që do të ishte ideale të pengohej dalja e këmb1ësorëve deri në fund të ditës por njerëzit duhet të dalin për të bërë pazaret dhe këtu askush, askund, as në Kinë ku faktikisht është vendosur regjimi më rigoroz pak a shumë është i njëjti regjim që kemi sot në Shqipëri me ndonjë përjashtim. Nuk është ndaluar lëvizja e këmbësorëve për të bërë ato gjëra të domosdoshme që janë jetike, si blerja e ushqimeve, ilaçeve apo ndonjë veprim tjetër i domosdoshëm. Është fare e thjeshtë për t’u kuptuar se nuk është qeveria që mund të ndalojë tërësisht lëvizjen e këmbësorëve në 24 orë, duhet ta kufizojë por çdokush duhet të bëjë të veten. Është një luftë në çdo front dhe çdo individ ka një segment. Në atë segment duhet të jetë policia e vetvetes. Prandaj iu them të gjithëve që të shmangin çdo dalje që nuk është e domosdoshme. Nuk ështëk oha për të dalë xhiro, për të bërë shëtitje, për të marrë diell duke lëvizur në rrugë, por koha për të kufizuar lëvizjen.

Ai rispërsëriti dhe njëherë faktin se Shqipëria është në lufte.

“Do ruajmë dhe detin që bëhet kos. Duke dëgjuar propozime të papërgjegjshme, kërkesa pas kërkesash, nga komuniteti i biznesit. Dua t’u them të gjithëve se deti nuk është bërë kos, por jemi këtu për të kursyer dhe kosin që kemi. Sepse jemi në luftë. Në një luftë të mirëfilltë që quhet e tillë dhe nga lider më të mëdhenj të botës. Presidenti i SHBA flet për luftë, i Francës po ashtu. Jemi në luftë. Nëse do të ishte forma e luftës me të cilën jemi mësuar nga tv apo eksperienca jonë në rajon dhe nga vet eksperienca në 99 kur njerëzit iknin nga Kosova, se i kishin bombat mbi krye, s’do bënim pyetje për këtë kohë dhe të bënin kërkesa absurde për një kohë luftë. Duke i kërkuar qeverisë nënë e babë. Jo qeveria ka detyrë tu gjendjet pranë të gjithëve, të shoh ata që janë më të dobëtit. Ata që rrinë në shtëpi dhe më të drejtë ankohen e janë të stresuar, le të kujtohen se pak km larg tyre rrinë në çadër, ka pensionistë të vetmuar. Ne kurrë s’do të bëjmë gjëra që mund të lezetojnë sot dhe kthehen nesër në një bumerang me pasoja të pallogaritshme.”, tha Rama.

Edi Rama deklaroi se bizneset e mëdha janë të fundit që duhet të hapin gojën e të kërkojnë favore nga qeveria.

“Bizneset e mëdha janë të fundit në radhë për të hapur gojën në kohë lufte, e jo më për të kërkuar gjëra që janë mësuar t;i kërkojnë sa herë bëhet gati buxheti i shtetit. E di unë per kë po flas dhe cfarë po flas, nuk po them se nuk do t’i konsiderojmë por bëjnë mirë që në këtë luftë si të gjithë të pasuri të jenë në krah të popullit dhe jo të xhepit, të jenë në krahë të shtetit, të mos e shohin si bankë alternative shtetin. T’ju ngulet në mendje të gjithëve që kjo është luftë dhe ky shtet ka prioritete, janë fëmijët, më të moshuarit, ata të cilët janë në një buiznes të voglë, ata që janë të punësuar në bizneset e mëdha dhe sigurisht pastaj vijnë këta të mëdhenjtë, që të mos gabohem kanë marrë vitin e shkuar nga dividenti një shumë të madhe, është koha që atë shumë ta vendosin në dispozicion të njerëzve të tyre, të mos blejnë vetura e të bëjnë pushime në vende të shtrenjta të botës”,- tha kryeministri.


TË NGJASHME