HomePolitikë

Rama flet për protestat e opozitës…

Kryeministri Rama gjatë fjalës në Parlament ka ironizuar me pretendimet e presidentit se vendi rrezikon të kthehej si në ngjarjet e ’97, në rast se nuk do të shtyhej data e zgjedhjeve.

Por për Ramën nuk ka asnjë kryengritje të popullit, por ata dalin nga halli i opozitës.

“Dikush mund të thotë dhe e thonë jo pak njerëz që marrin përsipër të mashtrojë vendin me receta, se nuk është se i kemi respektuar aq shumë Kushtetutën, sa të jemi kaq të ngurtë, le ti biem si i kemi rënë 30 vjet duke hapur shteg jashtë ligjit për të ulur tensionin e lartë, pajtuar gjaqet dhe shpëtuar vendin nga konflikti civil, vrasjet e njerëzve, ‘97 tjetër e me radhë. ‘97 tjetër po pse?

Çfarë ka ndodhur ndonjë gjë e ngjashme me ‘97 që tani duhet t’i frikemi, madje të ikim me vrap në të kaluarën që na përsëritet një ‘97 tjetër, cilat skema piramidale po bien dhe kursimet e gjakut dhe djersës së kujt po digjen që të digjet vendi?

Në cilat qytete po shfaqen shenjat e kryengritjes popullore dhe në cilat depo armatimesh NATO do hapë dyert për të armatosur shqiptarë kundër njëri-tjetrin dhe i kujt është halli që nxjerr prej muajsh në protestave popullin imagjinar i bashkie blu dhe grupe të rinjsh me maska që gjuajnë me molotov, që një i ngarkuar dhe urinojnë në derën e Kryeministrisë”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se socialistët nuk do të tërhiqen nga 30 qershori.

“Nuk ka asnjë që na tund nga 30 qershori jemi detyruar ta pranojmë si të keqen më të vogël për demokracinë e re zgjedhjen e gabuar të kundërshtarëve tanë për të na lënë në garën vendore me një kandidat në pjesën më të madhe të bashkive”.

Kreu i qeverisë ka thënë më tej se maxhoranca është viktimë i braktisjes së garës nga ana e opozitës.

“Hartë e purpurt 100% nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë tek apo tuk. Po jo se po kurorëzojnë plan totalitarist të asgjësimit të pluralizmit, nuk është yni, është i këtyre, nuk kemi në dorë asgjë veç ta pranojmë realitetin si është duke mos rënë në kurthin e dritëshkurtësisë fatale, të sugjestionimit nga meraku se qëndrimi në proces na bën bashkëfajtorë për shkak të produktit njëngjyrësh për shkak të zgjedhjeve pa konkurrentë.

Ne jemi viktimë e zgjedhjes së lirë të kundërshtarëve tanë për të braktisur garën.  Akti i Metës është prova më ulëritëse e lepurit që fle në barkun e frikës, jo nga zgjedhjet, por në radhë të parë nga drejtësia, ne jemi dënuar ta marrim përsipër këtë kosto të krijuar prej tyre për të mos lejuar që kostoja ti kalojë vendi e kushedi sa viteve të ardhshme, zgjedhjet pa ata janë e keqja më e vogël për vendin, shtyrja do ishte e keqe e madhe me efekt të zgjatur mbi vendin”, tha Rama.


TË NGJASHME