Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Rama flet për realizimin me urgjencë të reformës zgjedhore

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria e ka urgjencë miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, duke nënvizuar se nuk besonte që opozita jo parlamentare të ishte kundër pasi ato ishin rekomandime të OSBE/ODIHR.

Nga Nju Jorku, kryeministri tha se miratimi i kësaj reforme është urgjencë  për të mbajtur më pas konferencën e parë midis BE-së dhe Shqipërisë, çka do të thotë hapja zyrtare e negociatave.

Qëndrimi im është ai që dihet. Nuk dua të bëj polemika dhe nuk dua tu marr kohë shqiptarëve me avazin kush e ka fajin. Ne na duhet të përshpejtojmë procesin e reformës. Të gjithë janë të mirëpritur për më shumë. Rekomandimet janë shkruar e zeza mbi të bardhë dhe ne do të ecim mbi to. Ne jemi të angazhuar për datën e konferencës së parë midis BE-së dhe Shqipërisë që është hapi i parë për zyrtarizimin e negociatave. Ne procesin do ta përshpejtojmë dhe do ta ndajmë në dy pjesë. Pjesa e parë është garantimi i një ligji zgjedhor dhe pjesa e dytë është t’i japim kohë vetes për të diskutuar të gjitha idetë. Në raport me BE-në duhen këto dhe në raport me zgjedhjet e ardhshme këto janë të domosdoshme. Edhe ne kemi një ide që do ta çojmë deri në fund që është vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Por kjo i mbetet zgjedhjeve të ardhshme të 2021. Prioritet tani është kalimi i të gjitha ndryshimeve që kanë brenda rekomandimet e OSBE/ODIHR. Përkthyes në gjuhë të huaj për t’u marrë vesh me shqiptarët nuk do të pranoj. Nuk besoj se opozita jo parlamentare është kundër sepse ato janë rekomandime të OSBE-së.

Related posts

Gjendet pas 24 orësh çifti që humbi dje në Vlorë

Mila

Dënim i pazakontë për bosin e drogës

Klaudia gotanews

Tela me gjemba dhe…Policia rrethon ndërtesën e Parlamentit

Mila
Na Kontaktoni!