HomeLajmi i Fundit

Rama flet për shqiptarët që kanë mbetur jashtë vendit

Edi-Rama

I pyetur në Opinion se çfarë do të ndodh me shqiptarët që kanë mbetur jashtë kufijve, kryeministri Rama u përgjigj kështu.

Çfarë po bën Ministria e Jashtme që këta qytetarë të riatdhesohen? Një nënë më thotë që ka djalin në shkollë Gjermani, kam prerë tre herë biletën thotë e nuk shkoj dot….

” Nënës i them që ka plasur lufta botërore dhe askush nuk ka çtë bëjë me këto pnegesa që ka shkaktuar lufta botërore. Dhe njerëzit i ka gjetur lufta botërore në vende të ndryshme, ku ne nuk kemi asnjë mundësi t’i tërheqim. E kemi absolutisht të pamundur.”

Po qytetarë shqiptarë me rezidencë ndërkombëtare jashtë dhe që kanë ardhur në Shqipëri për dokumenta e kanë ngelur këtu?

” Do të shkojnë kur të mbarojë lufta.”

Do rrinë këtu?

“Po çfarë do bëjnë? Do rrinë këtu deri kur të mbarojë lufta.”

Ndërsa analisti Artan Hoxha pyeti a mund të dërgohen avionë çarter për këta persona, Rama tha se qeveria shqiptarë nuk mund të shpenzojë për avionë.