HomeLajmi i Fundit

Rama flet për “të mirat” dhe “të këqijat” e situatës në vend

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” kryeministri Edi Rama deklaroi se shqiptarët kanë reaguar më pozitivisht se kushdo tjetër.

“Askush nuk ka reaguar si shqiptarët. Nga pikëpamja e reagimit, unë nuk besoj se ka vend tjetër në këtë pjesë të botës, që të kenë reaguar si shqiptarët. Shpresoj që të mos jenë si pjesa e parë e Kombëtares Shqiptare këtu në Tiranë. Në Amerikë njerëzit kanë humbur vende të punës. Ne nuk mund të jemi me qasjen me “kush të vdesë, të vdesë”, sepse kjo është kundër edukimit si civilizim”, tha Rama.

Rama u shpreh se testimi modern do të na fuste në një kaos të madh.

Hong Kongu arriti që ta ulë kurbën në maksimum dhe më pas iu rikthye jetës dhe po mbyllet sërish, sepse vala tjetër erdhi. Nuk mund të testojmë gjithë popullin, por të shikosh zinxhirin e infeksionit.Duhet të jemi shumë realistë, ne jetojmë në kontekst të caktuar dhe më vjen shumë mirë që ka vende të zhvilluara që kanë marrë vendime radikale. Holanda ka filluar që të hapë kafenetë. Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk mund të përballojë të gjithë njerëzit që të shkojnë të bëjnë teste. Ky do ishte një film pa hero”, deklaroi Rama.

Rama thotë se nuk e vendos ai nëse do ndryshojë strategjia apo jo por ekspertët e Komitetit të ngritur posaçërisht për këtë situatë ku thekson se janë të kalibrit ndërkombëtar.

DEBATI NË REAL STORY

ARJAN VASJARI: Veneto që po e menaxhon më mirë se kushdo në Itali situatën po teston këdo. Fontana kërkon të njëjtën gjë.

EDI RAMA: Unë mendoj që nuk kemi pse e shtyjmë më tutje këtë debat. Ne nuk jemi të fushës. Jam shumë i bindur në strategjinë tonë. Nëse ndryshojmë e përcaktojnë ekspertët. Ne kemi ekspertë të kalibrit ndërkombëtar. Deri tani, sa i përket vdekjeve nuk duhet të biem në këtë kurth që të nxjerrim konkluzione pasi janë relative. Solla shembullin e Luksemburgut. Një nga vendet më të pasur të planetit, shumë më i vogël se ne ka më shumë vdekje.

Ajo që shohim në Itali është gabimi me parashikimin e pikut, ja këtë javë, ja këtë javë dhe shifrat rriten. Ne mos marrshim më sysh edhe lavdi zotit jemi në kushte mëse të stabilizuara. Kemi një numër minimal pacientësh me frymëmarrje të drejtuar. Ata që kanë humbur jetën kanë qenë persona me sëmundje të tjera. Nëse një person me kancer merr koronën, shpresa që të dalë nga lufta gjallë janë minimale.

Të rinjtë duhet të bëjnë shumë kujdes pasi edhe pse janë më pak të goditshëm por janë më të infektuar se sa të moshuar. Në Francë vdiqën brenda një nate rreh 20 pleq në azil, bam, bam, bam. Nga një ambient u bë një shtëpi me kufozma.

Kryeministri deklaroi se janë një sërë spitalesh zinxhir, të cilët do të kthehen në Covid, në rast se është nevoja.

“Kemi disa spitale pas Infektivit, që janë të përgatitur për të hyrë në llogore, në rast se do të shtohen rastet dhe do të shkojmë përtej situatës që kemi aktualisht. Janë një zhinxhir spitalesh që do kthehen në Codid nëse do të jetë nevoja”, u shpreh Rama.

I pyetur nëse Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Kina për situatën e koronavirusit, Rama tha se vendi ynë i ka të gjitha potencialet e nuk ka nevojë për asnjë lloj ndihme të tillë.

Kinës i kërkon ndihmë gjithë planeti, por ne nuk kemi pritur që të shtrijmë dorën tek Kina. Ne nuk kemi probleme të natyrës logjistike dhe materiale. Kjo sepse ne jemi përgatitur. Nuk kemi probleme për mungesa”, tha Rama.

Kryeministri nuk la pa përmendur as shqiptarët e mbetur jashtë vendit, ai ka treguar mënyrën se si do të kthehen ata në Shqipëri.

Rama thotë se në fund të kësaj jave përfundon plani për kthimin, kurse javës tjetër synohet që të kthehen të gjithë.Po ashtu kryeministri shton se Shqipëria momentalisht nuk ka linjë direkte ajrore me të gjitha vendet dhe do të caktohen disa destinacione ku do të mblidhen.Rama ishte pesimist sa i përket një karantinimi të veçantë të këtyre shqiptarëve duke lënë mundësine e mundshme që ata të vetëkarantinohen në shtëpitë e tyre.

Ndërsa përsa i përket veprimit që bëri sot Presidenti Ilir Meta me kthimin e ‘’Ligjit për Pronat’’, Rama nuk ka komentuar.

DEBATI NË REAL STORY

PYETJA: Çfarë do të bëhet  me personat që kanë kaluar afatin 90 ditor, p.sh. në Greqi do penalizohen me gjobë 1200 euro?

EDI RAMA: Nuk mendoj që Greqia do bëjë një penalizim të tillë se do ishte skandal. Nuk është mungesë vullneti. Unë kam folur në komunikimin që kam pasur. Kemi faktikisht, një numër prej 1379 shtetasish të Shqipërisë nga një total prej 2163 të raportuarish, pra i kemi të identifikuar dhe janë në regjistrin tonë.Kemi bërë ndërkohë, kemi kthyer shtetas. Por kemi një numër që është I koncentruar në Itali, në Kroaci ka 341 persona, në Angli, Zvicër, Spanjë. Po projektojmë rrugën e kthimit.

PYETJA: Nuk është e mundur që në marrëveshje dypalëshe të ngrihen udha ajrore charter?

EDI RAMA: E di që ka kompani ajrore që duan të fitojnë lekë. Ajo që ne ndeshim është që gjithë bota është në një situatë që nuk mund të imagjinohet. Është në një shock. Kanalet e zakonshme nuk janë funksionale siç kanë qenë. Kur vjen puna për diçka që ta kërkon tjetri nuk është siç kanë qenë.Po bëjmë, kemi finalizuar projektin e rrugëve.  Nuk kemi linja direkte më gjithë këto vende. Do japim disa destinacione ku do I mbledhim. Pak fare durim, e di që durimi i tyre është provokuar deri në fund.Ne kemi nevojë për pak fare durim. Deri në fund të javës ne do kemi qartësish planin dhe mënyrën se si do zbatojmë. Javën e ardhshme fillon kthimi, synoj t’i kthejmë brenda javës tjetër.

PYETJA: Do shkojnë në shtëpi apo do karantinohen në vende të posaçme?

EDI RAMA: Do e themi kur të vijë koha. Këto karantinat e mëdha nuk janë histori si suksese të jashtëzakonshme prandaj nuk duhet ta shohim si model. Ne jemi Shqipëria, as Kina dhe as SHBA. Mendoj që deri tani realiteti ka provuar që jemi në rrugën e duhur dhe besoj që në luftë vendosin taktikat dhe mënyra si e bën strategjinë por unë shpresoj mos kemi humbje në aspektin taktik. Unë them se nuk do të dalim të turpëruar nëse njerëzit do të rezistojnë. Nëse rezistojnë do të dalim me kokën lart.

PYETJA: Meta ka kthyer sot ligjin e pronës…

EDI RAMA: Këto çështjet e kohës së paqes nuk janë fare në fokusin tim, nuk më intereson fare.

M.H/ GotaNews