HomePolitikë

Rama flet për zgjedhjet, nuk kursen ironinë për Bashën

KNga foltorja e Kuvendit, Rama ka theksuar se “detyra jonë është të fitojmë zgjedhjet dhe të vazhdojmë një beteje të madhe aspak të lehtë, e të përballem me të metat dhe gabimet tona e të përmirësohemi cdo ditë për të qenë cdo ditë e më të vlefshëm për njerëzit”.

Gjatë fjalës nuk e ka kursyer edhe ironinë për kreun e PD-së dhe videot live që poston së fundi nga makina, gjatë udhëtimeve në turin që ka nisur në vend.

Pjese nga fjala e Ramës

Mbi ne balta e tyre na shton jetën, na forcon dhe na e zgjat kohën e qëndrimit në krye të detyrës, se shumica e shqiptarëve jo vetëm nuk janë të gatshëm ti hanë ato broçkulla, por revoltohen nga ato dhe pavarësisht të gjitha arsyeve për të pasur pakënaqësi, kritikë, mërzi e më shumë e më shumë kërkesë ndaj nesh, e ka shumë të qartë që ka vetëm një forcë që e con vendin përpara, PS.

Ata kanë ikur, ata janë në të drejtën e tyre të ikin, të mos marrin pjesë në zgjedhje, detyra jonë është të mos pengojmë askënd, por jo të bindim të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje, detyra që nuk i kemi nuk kemi pse ti marrim përsipër, futen ato, apo jo nuk është detyra jonë, detyra jonë është të fitojmë zgjedhjet dhe të vazhdojmë një beteje të madhe aspak të lehtë, e të përballem me të metat dhe gabimet tona e të përmirësohemi cdo ditë për të qenë cdo ditë e më të vlefshëm për njerëzit

Mundësitë për dialog i kemi diskutuar këtu, ata kanë një karrige vëzhguesi në Komisionin për reformën zgjedhore dhe kanë status të vecantë se mund të vendosin edhe veto për gjëra që nuk janë dakord, se ne nuk duam që ata të asgjësohen, duam ti mundim në 2021 me rregulla të përcaktuara e dakordësuara bashkërisht.

Deri në 2021 janë kohë të përgatiten të përmirësojne edhe selfiet nga vetura dhe në momentin e përballjes elektorale të shikojnë se çfarë mendon populli shqiptar.Ç


TË NGJASHME