HomePolitikë

Rama flet për ‘Zgjedhoren’: Ne e kemi bërë pjesën tonë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dështimit të përmbylljes së reformës zgjedhore më 31 maj.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama shprehet se  mazhoranca e ka bërë pjesën e saj duke respektuar afatin e 31 majit.

Ai ka mohuar se aktualisht ndodhet në Francë, dhe ka njoftuar se është kthyer pas një vizite informale të një niveli të lartë.

Reagimi

Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë. Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet.

K.S/GoatNews


TË NGJASHME