HomePolitikë

Rama flet prapë për KÇK: Masa speciale…

rama

Kryeministri Edi Rama, duke u ndalur edhe sot në të korruptuarit e sistemit të drejtësisë, atë që ai e ka pagëzuar më emrin KÇK (kap ca te kapesh) dhe e quan si organizata kriminale më e rrezikshme që vepron sot në vend, ka garantuar se shumë shpejt Qeveria do të çojë në Parlament masa speciale ndajë anëtarëve të organizatës.

Gjatë fjalës së mbajtur sot me qytetarë të kane gjetur zgjidhje të problemeve pas ankesës së bërë në portalin e bashkëqeverisjes, Rama ka ftuar të gjithë të mos ngurrojnë të shkruajnë, duke lajmëruar se paralelisht Qeveria po punon për të bërë të detyrueshëm aplikimin online për një numër shumë të madh shërbimesh.

“Për të mos pasur më radha, situata të panumërta pritje dhe zvarritje, dhe për të krijuar mundësinë që çdokush që do shërbim, në cdo institucion që jep shërbime me përjashtim të pak institucioneve që ende nuk i kanë mundësitë të marrin aplikimet online për shkaqet objektive, të aplikojë online dhe të marrë me telefon përgjigjën që cfarë ka kërkuar është gati”- tha Rama, duke shtuar se ‘Në këtë sistem që unë shpresoj dhe punojmë ta nisim nga janari cdo institucion shtetëror do të jetë i detyruar të plotësojë të gjitha dokumentet që përmban një dosje për të aplikuar për shërbime të ndryshme”.

Duke u ndalur te drejtësia, Rama ka theksuar se “ka nisur pastrimi i sistemit dhe shumë nga xhakajdurët që janë në sistem e dinë që nuk e kalojnë vetingun dhe do i kapi fshesa janë lëshuar,  KÇK, organizata më e rrezikshme kriminale që vepron në vend, e veshur me petkun e ligjit dhe funksionin si organizatë grabitësish ordinerë. Për KÇK ne po bëhemi gati dhe sikundër e kam lajmëruar lidhur me krimin e organizuar, paralelisht me një ligj special për ta cuar luftën kundër krimit në një nivel të pandodhur më parë dhe me rezultate të garantuara, ne do të cojmë në Kuvend edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të KCK, nuk mund të them më shumë por të jeni të sigurt se të gjithë do të shohin në praktikë, jo në fjalime, rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë ndaj krimit të organizuar dhe KÇK’- tha ai.


TË NGJASHME