HomeSociale

Rama: Forcat e armatosura e kanë ndarë mendjen për …

Edi-Rama

Kryeministri Edi Rama publikon një video nga Spanja, duke u shprehur se në këtë vend ditën e djeshme çdo katër minuta vdiq një njeri nga koronavirusi.

Rama tha se nëse nuk i përgjigjeni rregullave forcat e rendit e kanë ndarëmendjen dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerancë.

Postimi i plotë

KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!

 O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI – TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS – DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR…

 ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME