HomePolitikë

Rama fton Bashën në bashkëpunim: Mandati i tretë nuk do të jetë njëlloj

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot ftesën e tij drejtuar Lulzim Bashës për bashkëpunim në qeverisje këtë mandate të tretë.

Kjo kërkesë e Ramës vjen sërish pas deklaratës së Bashës se nuk do të njihte rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në rrjetin socil Twitter, Rama ka bërë të ditur se ky mandat nuk do të jetë i njëjtë sa i takon bashkëpunimit me dy mandatet e para.

Kryeministri shkruan:

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur! Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”


TË NGJASHME