HomePolitikë

Rama gati të nisë fushatën, ja veprimi i radhës

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë një foto të një bluze me logon dhe numrin e partisë socialiste në fletën e votimit. Kjo nënkupton se është bërë gati për nisjen e fushatës zgjedhore.

Një bluzë në ngjyrë vjollcë (që simbolizon ngjyrën e PS) me mbishkrimin “PS 30” na lë të kuptojmë se partia më e madhe në vend është bërë gati për zgjedhjet e 30 qershorit, ndonëse për herë të parë pa opozitën reale (të paktën deri më tani).

Nuk dimë nëse i pari i qeverisë do mbajë veshur në hapje të fushatës pikërisht këtë bluzë, por ai i pyet të gjithë ndjekësit e tij në Facebook: Si ju duket?

Që ai nuk bën asnjë hap pas, e nuk ka shanse të ndryshojë datën e zgjedhjeve e bëri të ditur edhe sot gjatë konferecës së përbashkët me ambasadorin e BE-së, Lugi Soreca ndërsa mori në dorëzim rekomandimin e KE për hapjen e negociatave.


TË NGJASHME