HomePolitikë

Rama i çon propozimin Metës: Emëro ministrin e ri për Rindërtimin

Presidentit Ilir Meta i kërkohet nga kryeministri Edi Rama të emërojë një ministër të ri në kabinetin qeveritar, i cili do të merret me procesin e rindërtimit pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Propozimi i është dërguar Presidentit Meta nga kryeministri i cili e ka postuar dokumentin në Twitter. Ne nje postim bashkengjitur kerkeses, Rama shkruan se tani i eshte hapur nje vend një ministri që do jete “i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”.

Emri që propozon Rama për këtë ministri është ai i Arben Ahmetajt.

POSTIMI I PLOTE I RAMES:

Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit?

fax

TË NGJASHME