HomePolitikë

Rama: I kemi marrë të gjitha masat…

Kreu i qeverisë, Edi Rama nga qyteti i Beratit ka deklaruar se lëvizjet e Presidentit dhe të opozitës sipas tij, nuk e kanë surprizuar në asnjë rast.

Ai ka folur me termat e lojës së shahut, teksa tha se është gjithmonë tre lëvizje para opozitës.

Kryeministri ka tha se PD dhe LSI e morën përgjigje nga SHBA-të,  se në rast se do prekin zgjedhjet, ata nuk do të mund të shkelin më në amerikë.

“E dëgjuan nga qeveria amerikane dhe atyre që u dolën zgjedhjet, dhe ata të tjerët që do të prishin zgjedhjet nuk do të mund të shkelin më në Amerikë.

Berati ka çuna të shkathët që shkojnë në Itali, Angli, që s’na duan ne, që duan që parlamenti të jetë blu, që plaku Mere të vij në vendin tim, por s’besoj se janë aq budallenj që të ndjekin një kauzë të dëshpëruar, që është  e destinuar të dështoje.

Ne jemi gati, i kemi marrë të gjitha masat. Gabojnë gjithmonë shumë me këto që bëjnë sepse unë jam gjithmonë tre lëvizje përpara.

Asnjëherë deri më sot nuk më kanë surprizuar dhe s’më kanë kapur në befasi, do çuditën më shumë se si ka për t’u ndodhur”, tha kreu i qeverisë.


TË NGJASHME