HomePolitikë

Rama i kërkoi dialog, Basha mesazh: Forca jonë është…

Një ditë para protestës së rradhës kombëtare të paralajmëruar nga opozita e bashkuar, kundër qeverisë Rama dhe për zgjedhje të lira, kreu i PD-së Lulzim Basha ka një thirrje për shqiptarët.

Teksa ka postuar një video me momente nga protestat e mbajtura më parë, kryedemokrati fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e nesërme, e cila pritet të nisë në orën 19:00.

Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! #25maj #ShqipëriaSiEuropa’




TË NGJASHME