HomeSociale

Rama i përgjigjet Bashës: Detyra e politikës të dëgjojë ekspertët

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës lidhur me numrin e testimeve për koronavirusin në Shqipëri, i cili prej më shumë se një muaji i propozon qeverisë të rrisë numrin e testimeve.

Rama thotë se testimi është strategji e Komitetit Teknik që udhëheq këtë luftë ndaj koronavirusit dhe se detyra si e politikës është të dëgjojë ekspertët.

“Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët.”-tha Rama.

STATUSI I EDI RAMËS

PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42

K.S/GotaNews


TË NGJASHME