HomePolitikë

Rama i përgjigjet zërave kritikë: I kam përdorur fjalët e shenjta dhe kam parë që…

Kryeministri Edi Rama në ka shpjeguar pse në këto ditë të vështira pas tërmetit ka përdorur fjalë të shenjta.

Para mediave, në një takim me ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri, Rama tha se shumë e kanë perceptuar si hoxhë apo prift, por ai zgjedh ti përdorë këto fjalë sepse në këto raste janë një mbështetje e madhe kreditore për moralin e individit apo shoqërisë.

“I kam përdorur fjalët e shenjta dhe kam parë që disa kanë perceptuar gabimisht te unë një hoxhë apo një prift, por unë mendoj që fjalët janë pasuri dhe jo monopol i atyre që shkojnë në kisha apo xhami. Në këto raste janë një mbështetje e madhe kreditore për moralin e individit apo shoqërisë”, tha Rama.

Më tej kryeministri u shpreh se koha nuk është në favorin e qeverisë dhe për këtë fakt ata do të punojnë për rindërtimin e zonave me standarde të reja, për të mos e lënë kohën të përplaset me ta.

“Jam krenar që ne e kemi përballuar momentin e parë me plot dinjitet. Jo pak ndër ju janë dëshmitarë në vendet e tyre të efektit që ka një tërmet apo një katastrofë mbi shoqërinë dhe me mbi shtetin dhe qeverisjen. Besoj që ndani me mua mendimin, që Shqipëria duke arritur të sistemojë në kohë rekord të pastrehët në hotele, çadra meriton sigurisht respekt. Ne e dimë shumë mirë që koha nuk punon për ne dhe për këtë arsye duhet të bëjmë gjithçka që të mos e lëmë kohën të përplaset kundër nesh.

Duam të rindërtojmë në kuptimin e plotë të fjalës. Të ndërtojmë zona me standarde të reja dhe shembullore në aspektin e planifikimit dhe jetës urbane dhe duam të akomodojmë në shtëpi më të mira se ato që kishin të gjithë ata që jetojnë në zona rurale”, u shpreh kryeministër Rama.


TË NGJASHME