HomePolitikë

Rama i prerë me kompaninë e ndërtimit në Lezhë: Në 26 nëntor shkolla të jetë gati

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj kanë inspektuar sot punimet në shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama nuk nguroi që të jepte direktivat e tij inxhinierëve në terren, duke iu kujtuar dhe afatin se shkolla duhet të jetë gati në 26 nëntor.

Madje ai nuk nguroi që t’ia bënte atyre të qartë se nëse nuk prfundojnë punimet brenda këtij afati, kompania futet në ‘listën e zezë’.

Rama: Paska goxha terren.

Ahemtaj: Në gati 3 ditë kemi kaluar në katet e dyta.

Rama: Kolonat janë futur 7 metra nën dhe

Ahmetaj: Po, 7 metra

Rama: Super punë është bërë

Inxhinieri: Në fund të dhjetorit do përfundojë shkolla

Rama: Në fund të dhjetorit futeni në listën e zezë. Dua që në 26 nëntor të hapet dera e shkollës

Ahmetaj: Të punoni me 3 turne

Rama: Me 3-4 turne, s’ka ç’më duhet. Në 26 nëntor dua shkollën. Po s’u bë kjo, ju futeni në listën e zezë. Na pengoi shumë ajo periudha e dreq karantinës, por do ta kapim 26 nëntorin.


TË NGJASHME