HomePolitikë

Rama ironi me akuzat e opozitës

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e opozitës, e cila e akuzon për vjedhjen në projektet e ndryshme në bashkitë që qeveris PS-ja.

Rama ka thënë se do vazhdojë puna në të gjitha zonat që PS ka transformuar, por në mënyrë ironike ka thënë se do vazhdojë vjedhjen dhe transformimin e qyteteve.

Sipas tij PD-ja akuzon të majtët, pasi gjatë kohës kur qeveriste sipas tij, nuk bënte asnjë projekt pa menduar se si do vidhte në to.

Duhet të jesh qorr që të mos e shohësh. Ata shajë e akuzo, ne puno dhe rindërto. Shikojeni sot Sharrën e plehrave që në kohën e tyre digjeshin buzë lumit dhe ata filluan akuzat se kemi vjedhur. Priteni kur të fillojnë akuzat edhe për zhdukjen e kancerit në Porto Romano që do ta shëndrrojmë në një park të madh.

Vjedhje edhe në Lungo Mare, që projekti do të vazhdojë duke i dhënë pamjen që duhet vendit turistik. Jemi duke vjedhur edhe në rrugën Milot-Balldren, që ata e lanë në një varrezë aksidentesh, ne po e kthejmë  në një rrugë të kategorisë A. Si ka mundësi që këta njerëz shikojnë vetëm vjedhje, mendojnë vetëm vjedhje dhe sapo flitet  për një punë, e kanë në majë të gjuhës vjedhje. Ka shumë mundësi se për ta të punosh do të thotë të vjedhësh dhe mesa dukesh nuk kanë nisur kurrë një punë pa menduar se çfarë do të vjedhin”, tha Rama.


TË NGJASHME