HomePolitikë

Rama iu kërkoi deputetëve të tij të sillen normalisht në Kuvend, zbulohet skenari i opozitës

Të ndodhur në një situatë ku pragu i zgjedhjeve lokale po afron, mesa duket opozita nuk ka në plan t’i ndalë protestat kundër qeverisë.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar hapur ish-deputeti i opozitës Gent Strazmiri i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, drejtuar ministrit Sandër Lleshaj. Duke kritikuar punën e policisë në ruajtjen e sigurisë u shpreh se:

“Llesh, brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur,njësoj si vrasësit… Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit”

Nga ana tjetër për seancën parlamentare të vendosur për këtë të enjte, Kryeministri Edi Rama sërish ka paralajmëruar deputetët e tij të mos bëjnë mungesa, dhe i ka kërkuar të sillen normalisht.

Mbeten për t’u parë detajet e organizimit të protestës, nëse do të ketë një pjesëmarrje masive, si në datën 16 Mars. Basha është shprehur se protestat do të vijojnë natë e ditë deri në rrëzimin e qeverisë Rama.


TË NGJASHME