HomePolitikë

Rama: Ja arsyeja pse Gjermania i tha “PO” integrimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha sot se është më  i vështirë procesi i negociatave, pasi BE-ja  ndodhet në situatë tjetër dhe përballet me qëndrime të ndryshme. Me fjalët e Sami Frashërit, shefi i qeverisë theksoi se Shqipëria është shumë pranë hapjes së negociatave, pavarësisht se ky proces, sot është më i vështirë seç ka qenë vite më pare.

“Shqipëria e ndodhur kundrejt Europës, shumë shpejt mund të hyjë në qytetëri dhe të përzihet me Evropën”; Këto janë fjalët që Sami Frashëri i shkruante në fund të shekullit të 19. Ajo çka Sami Frashërit i dukej një mundësi shumë e shpejtë, në fakt ka kërkuar një shekull në mes dhe sot që flasim nuk mund të themi se është një mundësi shumë e shpejtë, ende.

Për këtë është me rëndësi që të përhiqemi të gjithë që ta nxjerrim debatin për Europën  nga sherri i përditshme dhe nga nevoja e përditshme për të prodhuar sherr duke u përpjekur për të bërë sherr, duke gënjyer vetëm dhe shqiptarët, pasi çështja është shumë më e gjerë dhe thelbi është shumë më i thellë se sa i gjithë ndërveprimi mes nesh dhe i gjithë akuza të ndërsjella për kush e ka fajin, pse s’po ndodh.

Dëgjova dhe sot, këtu, që të ngrihet pyetja se a është Shqipëria gati për të hapur negociata? Besoj se pyetja është legjitime dhe meriton një debat. Kur ngrihet si pyetje retorike dhe pastaj merr atë përgjigje e lehtë, e pastaj kjo argumentohet me qëndrimin e Holandës apo Gjermanisë, që medemek shikojnë më thëllë nga Komisioni Europoian që paguhen nga Franca dhe Be për të parë thellë e më thellë, vetvetiu ikim nga thelbi dhe futremi në katundin tonë duke u përpjekur tu themi shqiptarëve se unë jam ai që duhet të më dëgjoni dhe besoni, dhe jo parafolësi.Shqipëria është gati me kë, në raport me çfarë? Sot cilido nga vendet e BE.

Është tani më i integruar pas rënies së perandorisë Komuniste nuk di futej dot në BE. Sot cilido nga vendet që është në BE, nuk do futej në BE, sepse sot BE është në një debat të brendshme nuk ka në konsideratë ekspansionin e BE, por daljen nga një situata që e ka vendosur be në një pozitë të vështirtë në raport me fuqitë e tjera. Nëse duam të flasim dhe të kuptojmë njëri tjetrin dhe të ndihmojnë njerëzit se çfarë kuptojmë ne, të paktën në këtë çështje është, që mos të bëjmë politikën mizerablë të ditës.Shqipëria sot është pa diskutimi shumë më gati për të hapur negociatat seç kanë qenë  të gjitha vendet e tjera për të hapur negociata. Procesi i hapjes së negociatave është bërë më  shumë më kërkues”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në foltoren e Kuvendit se Gjermania i ka thënë “PO” hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian vetëm sepse Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vënë veton që nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Dëgjoj këtu që Gjermania ka vënë kushte. I ka vënë për politikën e vet të brendshme, në funksion të politikës së vet të brendshme. Në grupin më të madh parlamentar në Gjermani bëhet një debat se çfarë po i japim Shqipërisë dhe ka vota e pro e kundër.

Gjermania ka thënë “PO” vetëm për një arsye, që e ka shprehur dje, sepse Kancelarja ka vënë veton që nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe do të jetë “PO” për Shqipërinë. 9 kushte nuk janë 9, janë 999, sepse ne në procesin e integrimit duam dhe duhet të ndërtojmë Shqipërinë evropiane”, ka thënë Rama.


TË NGJASHME