HomeLajme

Rama jep detaje për shpëtimin e 11-vjeçarit nga kampi

alvini- lleshaj

Kryeministri Edi Rama teksa ndan lajmin e mirë për shpëtimin e 11-vjeçarit Alvin Berisha nga kampi në Siri dhe kthimin e tij në shtëpi, jep detaje nga momentet e dërgimit të tij drejt ambasadës italiane në Beirut. 

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, ku poston foton e vogëlushit që shoqërohet ne makinë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Rama bën falenderimet për kryteministrin italian dhe dy organizatat humanitare që u bënë pjesë e operacionit të rrezikshëm.

Kryeministri thekson se puna nuk mbaron me shpëtimin e Alvinit. “Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…”- shkruan Rama.

POSTIMI I RAMES 

ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI?

• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë?

• Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane?????

• Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm?

• Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…


TË NGJASHME