HomePolitikë

Rama ka një këshillë miqësore për Bashën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me deklaratat e një dite më parë të kryedemokratit Lulzim Basha për marrëveshjen e arritur mes  palëve më 5 qershor për reformën zgjedhore.

Deklarata e Ramës një ditë më parë për hapjen e listave çoi në reagimin e opozitës që e cilësoi të prishur këtë marrëveshje.

Rama sot ndan një këshillë miqësore për kryedemokratin teksa i kërkon të lerë sharjet e kërcënimet.

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…”- shkruan Rama në twitter.


K.S/GotaNews


TË NGJASHME