HomePolitikë

Rama: Kam bërë konsulta mjekësore, nuk flas se fillon fantazia

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me mjekët, ku paralajmëroi ashpërsimin e masave në kodin penal për dhunuesit, nuk la pas edhe batutat e tij.

Duke marrë përgjegjësinë se drejtimi i spitaleve nuk është kudo si duhet, pasi ka segmente keq, por ju na jepni kurajë çdo ditë.

Respekt, mos u dorëzoni dhe kur ndiheni keq nga sulmet që u bëjnë ju, ngushëllohuni duke menduar për mua, që mi bëjnë si person dhe jo kategori dhe sikur e shikoni jam gjallë dhe pavarësisht se çfarë keni dëgjuar nuk kam ende nevojë për ju

Por është e sigurt, se realisht kur kam shkuar për të bërë konsulta, ato nuk dalin në kazan, dalin ato që nuk ndodhin.

Unë konsultën e parë e bëj gjithmonë këtu, por nuk tregoj as se ku, dhe as se si, pasi fillojnë fantazitë, dhe për fat të mirë rezultoi i suksesshëm përballë gjithë çfarë më bëjnë.

Mos e harroni kurrë, Niçja, ai i Gjermanisë dhe jo ai i Shijakut ka thënë se “çfarë nuk të vret të forcon”.

Atyre katër kolegëve iu uroj çdo të mirë dhe atyre që hanë ndonjë goditje u them se çfarë nuk të vret të forcon, jeni sot më të fortë sesa ishit përpara se t’iu godisni” tha Rama.


TË NGJASHME