HomeLajmi i Fundit

Rama: Kam folur me Erdogan, ndihmën e kemi të garantuar

Edi-Rama

Kryeministri Edi Rama tha në “Opionion” se ka folur me Presidentin e Turqisë Erdogan në lidhje me nevojat që do të mund të ketë Shqipëria si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rama tha se prej dy javës lista me kërkesat  e Shqipërisë ndodhet në tryezën e Erdogan, duke thënë se ndihma është e garantuar.

“Unë kam folur me Presidentin e Turqisë, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm. Ne kemi prej kohësh, prej dy javësh, kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk një listë me kërkesa në rast se do të përmbyset bota, për të mbuluar ato që ju thatë. Atë pjesën kritike atë gjënë që duhet me e pas të garantuar, dhe ne e kemi të garantuar me Turqinë”,-tha Rama.

Rama gjithashtu u shpreh se qytetarët nuk duhet të shqetësohen për furnizimin me ilaçet dhe ushqimeve, pasi sipas tij, BE nuk do e bllokojë eksportin.

“Ne kemi kërkesa nga kompanitë që bëjnë shpërndarjen e ushqimeve. Se kompanitë po krijojnë stoqe edhe për ti dal përpara edhe diçkaje që  nuk ka për të ndodhur që BE të bllokojë eksportin ushqimor. Por, ajo që po bëjnë kompanitë shqiptare po punojnë sikur kjo të ndodhi. Kështu që, Në aspektin e ushqimit dhe në aspektin e ilaçeve nuk kemi asnjë arsye në botë pse të shqetësohemi,-tha Rama.