HomeSport

Rama: Klubet jo më rroga fasonerie, heqim tatim fitimin përkohësisht

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të vazhdojë më informaliteti në futboll.

Në takimin që pati me Federatën Shqiptare të Futbollit, kryeministri Rama akuzoi klubet e futbollit shqiptar se i deklarojnë lojtarët me 30 mijë lekë rrogë me qëllim që të shmangin taksat.

Rama tha se tashmë ka ardhur koha që kjo situatë të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

“Nuk kemi si të kërkojmë futboll modern dhe të kërkojmë që futbolli kombëtar të jetë burimi i shëndetshëm i ushqimit për ekipin kombëtar me klube që i deklarojnë rrogat e lojtarëve sikur janë fason. Njësoj! Me minimumin 300 mijë lekë për të mos paguar asnjë takse. Ky teatër nuk mund të vazhdojë më.

Kreu i qeverisë propozoi që të hiqet për një farë kohe tatimi mbi fitimin mbi klubet e futbollit me qëllim që këto të fundit të ndërgjegjësohen dhe të formalizojnë aktivitetin financiar.

Heqja e tatimit mbi fitimit mbase është një nga mënyrat për të formalizuar aktivitetin financiar të klubeve me marrëveshje që kush kapet pastaj paguan shumëfish për mashtrim. Ne nuk kemi dashur të hyjmë në llogaritë e klubeve sepse nuk kemi dashur të mbyllim futbollin. Asnjë klub nuk është në lartësinë e kërkesës së ligjit dhe mirëkuptoj faktin që në kushtet e sotme ata që paguajnë për futbollin janë të pa interesuar për të qenë formal dhe për të pasur një marrëdhënie normale me ligjin, sepse janë dhe s’janë.”


TË NGJASHME