HomePolitikë

Rama komenton deklaratat e tij që PS duhet të kërkojë ndjesë

Kryeministri Edi Rama tha për herë të parë se Valdrin Pjetrin si kryetar të Bashkisë së Shkodrës e ka propozuar Ditmir Bushati.

I pyetur në “Top Story” në News 24, për deklaratat e ish-kryediplomatit se PS duhet të kërkojë ndjesë, Rama tha se partia nuk mund të kërkojë ndjesë për dikë që ka gënjyer.

Sokol Balla: Ditmir Bushati tha se PS duhet të kërkojë ndjesë për Valdrin Pjetrin

Edi Rama: E tha mirë bëri që e tha. Është drejtuesi politik ai që e ka propozuar atë kandidat. Është një ide e Ditmir Bushatit. Dikush thotë që duhet të kërkojë ndjesë Partia se një anëtar i Partisë gënjeu. Një kandidat gënjeu. Një familje që një anëtar me babë të mirë, me nënë shembullore del dru i shtrembër. Pse ai del dru shtrembër familja mban përgjegjësi për mënyrën se si reagon.

Është skandaloze që në një shoqëri si e jona që të predikohet që përgjegjësia personale të jetë kolektive. Çfarë do të bëjë Partia? Të hapë një sallë torture dhe të na thotë të vërtetën? Kush do të shkojë të regjistrohet dhe të bëjë vetëdeklarim të rremë do të shkojë në burg me një nen të posaçëm. Do të vëmë edhe ligj që listat të bëhen përpara. Partitë politike nuk mund të kontrollojnë në Interpol. Ne kemi bërë një ligj që është unikal në Planet dhe për këtë do të bëjmë listat përpara dhe t’i verifikojë KQZ, policia dhe prokuroria. Dikush që gënjen ka përgjegjësi personale përpara ligjit. Këta predikojnë se këtu nuk ka hetime, hetime janë penguar nga këta, këta prokurorët e tyre që në vend t’i hetonin, i çuan te Partia dhe partia i çoi tek Bildi.

Kryeministri Edi Rama komentoi gjithashtu vendimin e SHBA-ve për shpalljen ‘Non-grata’ për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, tha se autoritetet amerikane kanë pasur arsyet e veta.

Rama tha se Dako ka bërë më shumë se kushdo tjetër për Durrësin.

“Po pra nuk është i dëshirueshëm në SHBA për arsye që i dinë ata. Unë se di. Unë di që Dako ka bërë për Durrësin më shumë sesa ka bërë njëri. Ai nuk është më kryetar. Ai është anëtar i PS. PS është familje e madhe, ka nga të gjitha rrugët e jetës. Fajin në këtë sistem e vendos gjykata. Aspektet morale që kanë të bëjnë me gënjeshtrën e vendos partia. Dhe i thotë gënjeshtarit; ti gënjeve dhe do përjashtohesh”, -tha Rama.

I pyetur edhe për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Shkodrës pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit vetëm pak ditë pasi fitoi në votimet e 30 qershorit, megjithëse ishte i vetëm në garë.

Rama thotë se një nga institucionet që duhet të vendosë pret zgjedhje më 13 qershor, duke nënkuptuar këtu Presidentin e Republikës. Sipas Kushtetutës, është Presidenti ai që dekreton datën e zgjedhjeve për njësitë vendore.

“Shkodra? Do të vendosin institucionet. Një nga institucionet që duhet të vendosë për zgjedhjet në Shkodrë pret zgjedhje më 13 tetor”, tha Rama.


TË NGJASHME