HomeLajmi i Fundit

Rama kthen listat zgjedhore në “merkato” blerjesh? Ja 4 deputetët opozitar që u transferuan në PS

Partia Socialiste ka hartuar listat si dhe është paraqitur pranë KQZ, si garuese e vetme, duke mos marrë pas vetes asnjë parti të vogël, madje as ato me të cilat ka pasur aleanca më parë, edhe pse ato nuk nxirrnin deputetë me votat që mblidhnin.

Ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit, kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. Në kampin tjetër po punohet për një hibrid të një pangrënshëm, të pa gëlltitshëm dhe të pa tretshëm tha Edi Rama.

Por pavarësisht kësaj, Edi Rama duke dashur të marrë edhe një mandat të tretë, ka bërë marrëveshje me 4 deputetë opozitar, duke i përfshirë në listat e veta, por duke mos iu dhënë pozicione të sigurta.

Këtu nuk bëhet fjalë për opozitë, por skuadër me të gjithë ata që janë të gatshëm të përfshihen në vijën e parë të kësaj beteje” tha Rama.

Ylli Shehut, Reme Lalës dhe Edmond Rrushit në Tiranë, si dhe Ediola Brahajt në Gjirokastër, të cil%t janë përfshirë në listat e PS, do tu duhet të punojnë fort dhe të marrin vota më shumë se kandidatët e PS-së, nëse duan të hyjnë sërish në parlament.

Nuk e di, përderisa lista…”. Ambicia për të qenë pjesë e PS-së? “Patjetër tha Ediola Braha.

Do ta merreni vesh në 5 mars” tha Reme Lala. “Unë e kam shpallur kandidaturën time, por jo me secilën sigël” tha Ylli Shehu. E përjashtoni PS? “Jo, unë kam qenë deputet dhe pjesën e votuesve të mi nuk e kam me oferta. Unë kam kandiduar edhe në 2013 dhe 2017 në Tiranë” tha ai.

Sakaq pritet që edhe deputetë të tjerë të opozitës parlamentare do mund të bashkohen me listat e PS.


TË NGJASHME