HomePolitikë

Rama, live në Facebook: “Po sakrifikoj për shokët dhe shoqet e Zahos. Të ishte për mua, iki. Bredh botën me artin tim”

Në orët e vona të kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama ka vendosur të hyjë “live” në Facebook, për t’i kthyer përgjigje një komentueseje, si dhe për të dhënë një mesazh disi të çuditshëm.

Ka thënë se të gjithë sakrificën e madhe dhe luftën e përditshme e të mundueshme e bën për të mirën e shokëve dhe shoqeve të Zahos.

“Po të ishte për mua”, tha Rama, “kisha ikur te shtëpia ime aty në katund. Kisha bredhur botën me artin tim”.

Pjesë nga monologu i Ramës:

“Ata nuk e kanë me mua por me ju. Me të ardhmen e fëmijëve tanë. Më shikoni në sy dhe mos e harroni. Po të ishte për mua dhe për rehatinë time kisha ikur me kohë në shpinë time aty në katund dhe kisha qetësuar njëherë e mirë të gjallë e të vdekurit e mi. Bridhja botën me artin tim, dhe nuk rrija në Facebook dhe Whatsap, me juve jep e merr, probleme lloj lloj, me bursa, ilace. Por s’është as për barkun tim as për xhepin tim, jo kjo është për mendjen që më thotë se ky vend bëhet, për shokët dhe shoqet e Zahos. Për Shqipërinë që ata meritojnë”


TË NGJASHME