HomePolitikë

Rama: Marrëveshja e 5 qershorit do të miratohet, Kuvendi hap listat në 30 korrik

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend tha se marrëveshja e 5 qershorit do të votohet me shumicë të gjerë dhe se vetë ai do të votojë “me mendje e jo me zemër”.

Rama deklaroi se adaptimi i marrëveshjes së 5 qershorit së bashku me PD dhe aletatët e saj tregon se Partia Socialiste nuk krahësohet me diktatura, sepse ka një kulturë që është e bazuar te arsyeja jo te forca, te gadishmëria për dialog jo te refuzimi i dialogut dhe lëndimi i sensit të dakordësisë.

“Dëshiroj të them disa fjalë për votimin e sotëm që kthen në ligj marrëveshjen e 5 qershorit mes PS si shumicë dhe PD e aleatëve si pakicë jashtë parlamentit. Dua të falenderoj grupet e opozitës parlamentare, kryetarët dhe zonjën Hajdari posaçërisht. Pasi ka kontribuar bashkë me ju për marrëveshjen mes nesh dhe ju që i hap rrugë një votimi sot me një shumicë më shumë se aritmetike. Natyrisht do të ishte mirë që dhe Myslymi dhe të tjetrë me të, të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen por ta votonin marrëveshjen që ne sot do ta votojmë me shumicë të gjerë.

Ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik, dhe ky parlament nuk shfrytëzon rastin për të anashkaluar atë realitet por i jep mundësinë për të shkuar në zgjedhje. Duke pranuar një administrim zgjedhor ku PD dhe aleatët e vet nuk janë të përjashtuar, por të përfshirë në mënyrë të barabartë me shumicën. Nuk është sekret, që unë nuk votoj me zemër por me mëndje marrëveshjen e 5 qershorit. Me mëndje në sensin që jam i vetëdijshëm për rëndësinë që ka për atë palë që janë vetëpërjashtuar nga parlamenti, për votuesit e tyre.

Të gjithë demokratët që i besojnë PD dhe Bashës, u them sot se kjo është PS, kjo është shumica, këta jemi ne që nuk kemi asnjë lidhje me akuzat përrallat dhe legjendat për diktatorë. Nëse do të kishim qoftë edhe një lidhje të vogël me këto akuza dhe legjenda nuk do të kishim bërë këtë që po bëjm sot se kishim edhe legjitimitetin institucional. Jo vetëm që nuk do përfshinim PD por do të mendonim që na erdhi rasti për ta shkelur me këmbë, kështu bëjnë diktaturat. Ne nuk krahësohemi me diktaturat, kultura jonë është e bazuar te arsyeja jo te forca, te gadishmëria për dialog jo te refuzimi i dialogut dhe lëndimi i sensit të dakordësisë, është kulturë e bazuar te një rrugë ku në cdo stacion kur PD ka qenë qoftë në pushtet qoftë në pozitë, ka qenë PS ana tolerante deri në vetlëndim.”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, ka qenë këmbëngulja e deputetëve të opozitës në parlament që prej fillimit dhe mbështetja e qytetarëve që kanë detyruar shumicën socialiste që të thellohen në këtë çështje.

“Këshillin Politik nuk e krijuan ndërkombëtarët, por vullneti i Partisë Socialiste, duke parë që PD-ja nuk arrin dot të komunikojë në shqip. Lulzim Bashës i kam thënë në 2017 që mes partive shqiptare të mos komunikojmë më anglisht se u bëmë turpi i botës. Kur vjen puna për hapje apo jo listash, këtë e vendosim ne dhe nuk kemi problem t’ua themi partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ky Kuvend hap listat në 30 korrik dhe kjo është marrëveshja e bërë këtu, me opozitën që na ka rokanisur kokën që ditën e parë. Është në nderin tonë që e kemi dëgjuar opozitën parlamentare, edhe pse me vështirësi”., u shpreh ai.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME