HomePolitikë

Rama: Marrëveshja e re nuk është humbje për PD

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas marrëveshjes së arritur mbrëmjen e djeshme për Reformën Zgjedhore.

Rama është shprehur kundër kritikëve të Lulzim Bashës, të cilët e akuzojnë atë se hoqi dorë nga kauza e tij dhe se nga kjo marrëveshje nuk fitojë asgjë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama tha se marrëveshja e re nuk është një humbje për Bashën,por se kauza ishte diçka imagjinare dhe se marrëveshja e djeshme është konkrete.

STATUSI I PLOTË
Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet.

Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!

K.S/GotaNews


TË NGJASHME