HomePolitikë

Rama mban interpelancën për shembjen e Teatrit Kombëtar

Kryeministri Edi Rama teksa po mban interpelancën për shembjen e Teatrit Kombëtar në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Rama është përplasur me deputetët e opozitës së re, ku ka cituar disa nga artistët, që ishin pro shembjes së Teatrit.

Rama tha se ai personalisht nuk ka më fjalë për Teatrin prandaj lexon deklaratat e artistëve që sipas tij ishin protestuesit e vërtetë, në protestën e vërtetë e cila u zhvillua 2 vite e gjysmë më parë.

“I kam mbaruar fjalët për Teatrin. Këtu do shfrytëzoj 20 minutat për të lexuar fjalët e atyre që e kanë bërë Teatrin, e atyre që janë Teatri, e atyre që e nisën protestën për Teatrin.

Kur e nisën protestën as ju, dhe as ata të tjerët që janë kthyer në bij të lënduar të Shekspirit e Moljerit, nuk ishit aty por iu ishte thënë mos shfaqeni. Aty kanë qenë anëtarët e familjes teatrore, dhe nuk ishin dy Budina, por Ndrenika me Derhemin. Po i përgjigjem dhe Hajdari që është lënduar për Teatrin duke i përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesve, dhe jot ë aktorëve politikë.

Sipas deputetes Hajdari, në vitin 2000 Rama është munduar të marrë truallin e Teatrit Kombëtar, si dhe të kalojë në pronës të baëshkisë Teatrin e Kukullave, por për këtë të fundit u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.


Rama citon se në 2013 thanë për të se do bjerë pasi bënte premtime që nuk mund të mbahen. Në 2017 pritën popullin tek çadra, por shkoi Luli dhe i tha dilni se fituam. Më pas në Astir fitorja e vetme ishte që Edi Rama nga Vlora në Tiranë i ra prej Elbasanit, populli nuk erdhi, erdhën fadromat dhe ngeli vetëm libri i cunnit të Fahriut.

”Nuk ja vlen të rikthehesh për të rivënë në vend gjërat që the, dhe I dëgjon të përkthyera gabim gna shqipja në shqip.

Po shfrytëzoj këtë replikë për të, për t’ju lexuar një koment nga f b të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua por në ato ditët pas tragjedisë shekspiriane të karakatinës italiane tek Teatri.

Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini që do bjeri shpejt se ka premtuar gjëra që sbëhen. Erdhi 2015 na iku dhe Tirona dhe na erdhi një tjetër.

Na thatë futemi në çadra se do bjeri, se do vijë populli,  populli nuk erdhi erdh Luli tha dilni se fituam. Pastaj na than a e futi Amerika.

Ikët nga parlamenti, na ikën dhe bashkitë, populli nuk erdhi se u tretën edhe ata të bashkive. Pastaj na thanë hajde tek Astiri. Fitorja e vetme ishte që Edvini

Libri I cunnit të Fahriut tek Astiri. Pastaj na doli që lepuri fle tek Teatri. Iku dhe Teatri dhe populli prap nuk erdhi, kurse tani Luli e paska synin tek Reforma Zgjedhore.”- tha


TË NGJASHME