HomePolitikë

Rama mbledh drejtuesit e qarqeve të veriut, zbardhen porositë

Zbardhen detaje nga takimi i sotëm i Kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, me drejtuesit socialistë të qarqeve të veriut të vendit.

Në mbledhje është thënë që konstituimi i keshillave bashkiake dhe kryebashkiakëve do të bëhet deri me 15 gusht.

Pas kritikave që dha në mbledhjen e Asamblesë së PS për administratën ne territor, Rama ka dhënë porosi të prerë që të bëhet vlerësimi i punonjësve në çdo bashki dhe analizë e strukturave dhe shërbimeve në institucionet lokale.

Mësohet se ai ka kërkuar që të evidentohet kontributi i drejtuesve  të institucioneve në raport me Partinë Socialiste.

“Administrata ne territor ka probleme. Ne muajin shtator dhe tetor do të behet vleresimi i gjithe drejtoreve dhe pastrimi i atyre qe nuk kapnin ritmin”- mësohet të ketë thënë Rama.

Sipas tij, vendimet për emërimet e drejtorëve do merren në keshillin rajonal. Më tej, Rama u ka dhënë porosi kryetareve të bashkive të bëjnë organigramat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimeve, të cilat duhet të jenë gati deri në fund të gushtit.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Asamblesë, Rama njoftoi live disa ndryshime. Kështu, që qarkun e Shkodrës tashmë nuk e drejton më Ditmir Bushati, por Valdrin Pjetri, kurse në Lezhë, në vend të Lindita Nikollës është caktuar Sandër Lleshaj.


TË NGJASHME