HomePolitikë

Rama mbledh krerët e partisë në rrethe

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i PS, ka mbledhur sot krerët e partisë në rrethe, deputetët dhe kryebashkiakët e veriut. Mësohet se qëllimi i këtij takimi lidhet me riorganizimin e brendshëm në parti.

Takimi me ta vjen dy ditë pas debateve të forta në mbledhjen e degës së Partisë Socialiste në Shkodër, ku u shkri e gjithë struktura. PS-ja në Shkodër ka shkrirë të gjitha strukturat, pas ankesave të shumë anëtarëve për katapultimin e personave jashtë partisë.

Sekretari organizativ, Arben Pëllumbi, që njëkohësisht është edhe koordinator për degën e Shkodrës, duke folur pas takimit me dyer të mbyllura, pranoi faktin se kishte pasur debate, duke e cilësuar këtë si një konflikt personal të disa individëve. Disa prej anëtarëve të PS-së në Shkodër kanë shprehur ankesa për mungesën e vëmendjes nga PS-ja në qendër, duke theksuar se në pozicione drejtuese në qytetin verilindor po emërohen persona nga Tirana pa asnjë kontribut.


TË NGJASHME