HomePolitikë

Rama takim me strukturat e policisë, urdhër Lleshajt: Nuk dua vonesë në…

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me strukturat e policisë teksa ndau falenderime për drejtorin e policisë, Ardi Veliu, tha se duhet të vendosen pensionet e parakohshme. Rama gjithashtu i kërkoi ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt se nuk duhet të vonohet plani i instalimit të teknologjisë së lartë në rrugët e vendit.

“Falenderoj Ardi Veliun dhe më duhet të pranoj se për të bërë më shumë duhet t’i përgjigjemi më mirë nevojave tona. Është e nevojshme vendosjen e pensionit të parakohshme, uljen e moshës mesatare. Ka ardhur koha për të parë pagat. E para rritje pagash në vijim do jetë për policinë e shtetit.

Zoti ministër nuk dua më vonesë në vënien në jetë të teknologjisë së lartë në rrugët e vendit. Automjetet e vjedhura apo të pasiguruara duhet të pamundësohen për të lëvizur lirisht në Shqipëri. Kodi etik i policisë duhet të ashpërsohet dhe të mësohet mirë nga të gjithë efektivët, kush nuk di të sillet me qytetarët, duhet të largohet. Policët e qarkullimit dhe ata të patrullës duhet të jenë model për qytetarët. Vini menjëherë në jetë një plan pune, që nga trajnimet deri tek mësimi i edukatës ligjore. Ka ardhur koha për të riparë pagat. E para rritje do të jetë për policinë.“, u shpreh Rama.


TË NGJASHME