HomeLajmi i Fundit

Rama merr dozën e tretë: Të pavaksinuarve do u mbyllen dyqanet dhe…

Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë mori vaksinën e tretë antiCOVID. Pas kësaj ai u prit jashtë ‘AirAlbania’ nga gazetarët për një konferencë shtypi.

Rama bëri thirrje që qytetarët të vaksinohet, pasi do të vijë dita që ata do të kenë shumë pengesa në përditshmërinë e tyre, po ashtu edhe në punë, duke mos lënë mbrapa as studentët.

“Për të pavaksinuarit do të vijë momenti i kufizimeve. Vaksina ju mbron nga vdèkja, kush vaksinohet e kalon COVID pa simptoma. Do vijë koha kur nuk do t’u lejohet të pavaksinuarve që të shkojnë në punë, në zyra. Madje dhe studentëve iu bëj thirrje të vaksinohen, pasi do vijë momenti ku nuk do të lejohen të futen në shkollë pa certifikatën e vaksinimit. Nuk e kuptoj se si ka ende njerëz që në shekullin 21 nuk i besojnë shkencës.”


TË NGJASHME