HomeSociale

Rama merr vendim/ Nga strehimi te pensioni i posaçëm dhe bursat për fëmijët e familjeve me viktima

Pasi ka njoftuar se do të vendosë strehim të menjëhershëm me banesa për gjithë familjet që patën viktima nga tërmeti tragjik, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur edhe të tjera akte që do të vendosë qeveria në ndihmue të këtyre familjeve.

Rama njoftoi se do të ketë një trajtim të posaçëm financiar për familjet ku tërmeti ka marrë jetë duke përmendur emrin e Albert Carës që ka humbur të gjithë familjen dhe Lindita Carës me të njëjtën tragjedi.

Strehimi 

“Të gjitha familjet e viktimave në Durrës, familja Broshka 4 anëtarë 1 viktimë, familja Gjana 8 anëtarë 1 viktimë, familja Lala 8 anëtarë, 7 viktima. Familja Meçja 5 anëtarë, 1 viktimë. Të gjitha këto familje duhet të hyjnë në shtëpitë reja urgjent. I kemi gati mundësitë për ta. Duhet caktuar një person specifik në Durrës dhe një në Tiranë që do të bëjë kontaktin me ta për t’iu thënë se ku duan të rrinë. Viktimave të thumanës, familjeve të Thumanës kemi gati t’u ofrojmë menjëherë apartamentin në Tiranë. Kemi gati 6 apartamente në Tiranë por ju lutem në një komunikim me ta për të parë se kush është dëshira e tyre. Ky akt i parë është akti i dorëzimit apartamenteve gjithë këtyre familjeve, duhet bërë në një kohë rekord. Jemi gati tani, komunikimi do të sjellë mbrapsht gatishmërinë e tyre për të shkaur në Tiranë, ata të Thumanës, ata të Durrësit.
Trajtim të posaçëm financiar për familjet ku tërmeti ka marrë jetë. Trajtimi financiar do jetë për gjithë jetën. Dje kam shoqëruar Albert Carën i cili ende nuk di se i ka humbur të gjithë. Urojmë ta kapërcejë situatën e rëndë sepse është dëmtuar në shtyllën kurrizore dhe për këtë e kemi çuar për mjekim në një nga klinikat më të specializuara. Por të gjithë jemi të vetëdijshëm se si do jetë. Ashtu dhe për Lindita Carën që i ka humbur të gjithë”, tha Rama.

Pensionistet

Rama tha se një tjetër vendim i qeverisë ka të bëjë me një grup pensionistët. Sipas tij, për të gjithë pensionistët e familjeve të viktimave do të jepet pensioni i veçantë i Republikës së Shqipërisë, pensioni që iu jepet njerëzve me kontribute të veçanta. “Është një numër i kufizuar që varion në 12-15, kështu që këta njerëz do përfshihen në këtë kategori”, tha ai më tej.

Bursat

Po kështu do të akordohen 1 milion lekë të reja për çdo familje që ka viktima dhe bursa për nxënësit e studentët.
“Po ashtu nxënësit që janë në familjet e viktimave për t’iu ardhur në ndihmë, do të marrin një bursë mujore prej 15 mijë lekësh të reja në muaj. Është 3-fishi i bursës së ekselentëve. Dhe këtë bursë do ta përfitojnë edhe studentët”, tha Rama.


TË NGJASHME