HomePolitikë

Rama mesazh kryebashkiakes së Prrenjasit për lindjen

Kryeministri Edi Rama i ndodhur sot në Prrenjas, ku po prezantohet programi për furnizimin me ujë në zonat rurale, uroi edhe kryebashkiaken e Përrenjasit, Miranda Rira për lindjen e fëmijës dhe tha se pas 30 Qershorit, që është edhe data e zgjedhjeve lokale, do ketë akoma më shumë kohë për të qëndruar me fëmijën.

‘Jam i keqardhur për mungesën e kryetares së Bashkisë. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës. Kam besim dhe bindje që do t’i krijojmë mundësinë Mirandës që të fokusohet më shumë të bebja pas 30 qershorit’, tha Rama.


TË NGJASHME