HomePolitikë

Rama mesazh publik për vëllezërit Budina, reagon ashpër PD

Partia Demokratike ka dal me një deklaratë lidhur me lajmin e infektimit me koronavirus të dy vëllezërve Edmond dhe Robert Budina.

Përmes zëdhënëses Ina Zhupa, PD e cilëson një turp për kryeministrin Rama, që shkel ka bërë publike të dhënat private për dy artistët e njohur.

Postimi

TURP për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë TURP që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit.

Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve.

Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij.”

K.S/GotaNews


TË NGJASHME