HomeSociale

Rama mesazh punonjësve të administratës në bashkitë e djathta

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konsipol, në takimin elektoral të radhës, kishte edhe një mesazh për të gjithë ata burra në bashkitë e djathta, të cilët u përfshinë në sherr me Policinë e Shtetit në disa KZAZ.

Ai shtoi se ata që kanë ngatërruar detyrën me rrugën qorre do të përballen me masën e përjashtimit nga administrata publike.

Në të gjitha bashkitë që drejtojnë demokratët dhe ku pas 30 qershorit, do t’i marrë PS, asnjë grua nuk do të lëvizet nga puna, por të gjithë ata burra që kanë ngatërruar detyrën me shërbime qorre duhet të kenë frikë, jo se do i shkarkojmë nga puna, por sepse nuk do të mund të futen dot në punë në shtet, është ligji që i pengon për 10 vite, po 20 vite do ta bëjmë, që mos punojnë më në shtet për gjithë jetën. A ja vlen të humbësh mundësin për të punuar në shtet për t’i shërbyer ëndrrës së filxhanit të Monika Kryemadhit?”, tha Rama.


TË NGJASHME